Connect with us

Shqipëri

Plas lufta në PS mes Ahmetajt dhe Gjiknurit ndodhin shkarkime masive në….

Publikuar

Me përjashtim të dy apo tre emrave, pothuajse të gjithë drejtuesit e institucioneve vendore në Vlorë po dorëhiqen nga funksionet e tyre, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndryshimi i Prefektit apo drejtuesve të Policisë së Shtetit në këtë qark.

Mediat paralajmërojnë se gjithçka ka të bëjë me përplasjet mes Arben Ahmetajt dhe Damian Gjiknurit.Zv.Kryeministri është emëruar si drejtues politik i PS në qarkun e Vlorës, pozicion që më parë mbahej nga Gjiknuri, i cili u zhvendos në Elbasan, ku zëvendësoi Taulant Ballën.

Raportohet se Ahmetaj po emëron në institucionet kryesore dhe kyçe në Vlorë personat e tij të besuar, ndërsa ata që po largohen konsideroheshin si të emëruarit e Gjiknurit.

Drejtori i OSHEE-së Erion Osmanaj është i pari, i cili dha dorëheqjen nga detyra në Janar të këtij viti dhe u zëvendësua nga Avieri Hoxhaj.

Kosta Vjerro u zëvëndësua si drejtues Dogane nga Artan Bedini, ndërsa Najada Idrizi, u zëvendësua pas 7 vitesh në krye të ISHSH nga Brunilda Saliu. 

Shpëtim Hasanaliaj, zv. Drejtor i rendit në Policinë e Vlorës do të marrë sot detyrën e Drejtorit të Kufirit në Vlorë, duke zëvëndësuar Fatos Muka.

Në garë për drejtimin e socialistëve Admir Malaj, pritet të lërë detyrën e Drejtorit të Portit pas 6 vitesh. Po kështu është dorëhequr edhe drejtoresha ZVA Vlorë -Himarë.

Të vetmit që deri më tani kanë refuzuar dorëheqjet janë drejtori i Postës, Vullnet Bilbili dhe Besnik Stefa drejtori DRSHTRR.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj është një prej emrave që diskutohet të lërë detyrën gjthashtu.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK