Connect with us

Kulturë

Përfundon xhirimet filmi i metrazhit të gjatë KOMA në regji të Agim Abdulla

Published

on

Të Dielën kanë përfunduar xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë KOMA me regji të Tetovarit, Agim Abdulla, film ky i cili u mbështet nga agjensia e filmit të RMV së veriut me një vlerë prej 370mi euro.

Tematikë e këtij filmi është takimi i dy shokëve, Afrimit dhe Kenanit të cilët  takohen pas shumë vitesh duke ringjallur kujtimet e fëmijërisë. Fatkeqësia që pëson Afrimi e vë Kenanin në një situatë shumë të vështirë. A do të jetë Kenani i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për të qëndruar pranë miqve të tij të fëmijërisë. Tani, të dy janë në kërkim të kujtimeve, por në forma të ndryshme!

Në filmin KOMA luajn artistë të njohur shqiptarë, maqedonas dhe të huaj.

Në mesin e artistëve shqiptarë luajn; Në rolet kryesore Xhevdet Jashari dhe Naser Rafuna, ndërsa në rolet tjera Refet Abazi, Adem Karaga, Teuta Ajdini, Fiona Gllavica, Burhan Amiti, Ylber Murtezi, Arsim Fazlija, Anxhela Miftari, Sabina Memishi, Sara Bajrami, Kujtime Ahmeti dhe Visar Etemi.

” Padyshim që ëndrra e çdo regjisori është që ti jepet mundësia që të bëjë filmin e tij të parë të metrazhit të gjatë dhe ku ka më mirë që në këtë fillim të rrugëtimit të kesh nderin të punosh me ajkën e këtij profesioni. Më duhet të shpreh mirënjohjen time të sinqertë fillimisht produksionit “Galaktika Pictures” me producentët Bunjamin Kurtishi dhe Fidush Aliu për bashkëpunimin dhe përmbushjen e të gjitha kërkesave të mija dhe organizimit shumë profesional të këtij procesi shumë të komplikuar, pastaj emrave shumë të respektuar të aktrimit tonë që më besuan dhe pranuan ftesën për të qenë pjesë e këtij filmi. Besoni përvoja e parë është shumë stresuese për secilin regjisor, padyshim edhe për mua, por kur punon me ekip dhe njerëz profesionist, gjithçka kthet në kënaqësi. Respekte pafund për gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt, sepse filmi është një mozaik shumë i ndërlikuar dhe mungesa e copëzës edhe më të vogël, ta prish gjithë imazhin. Besoj që i gjithë ekipi do pajtohen me faktin që prezenca e mikut, profesorit, regjisorit, skenaristit dhe mbi të gjitha njeriut fantastik Shahram Mokri nga Irani-Amerika gjatë këtij procesi përkrah meje dhe gjithë ekipit, ishte një ndjenjë dhe mundësi fantastike për të gjithë që të përjetojmë një frymë të re të filmbërjes. Falënderoj edhe Agjencionin për Film të RMV për mbështetjen finaciare ë juve si media që gjithmonë na qëndroni afër, familjen time që duruan dhe më përkrahën gjatë gjithëtyre viteve si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirët që vazhdimisht më janë lajmëruar dhe më kanë uruar gjatë gjithë procesit”./ TOP24

NA NDIQ NË FACEBOOK