Connect with us

Shqipëri

Njihuni me kandidatin e PS për Dibrën, la pagën 2500 Euro si drejtor i BKT-Tiranë, për t’i ‘shërbyer popullit’ me pagë 700 Euro

Publikuar

Një ndër çudirat e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, është kandidati i PS, Rrahim Spahiu për kryetar Bashkie në Dibër, jo se nuk u përzgjodh nga strukturat e partisë në bazë, as pse është banor i Tiranës prej mëse 25 vitesh. Nuk është çudi, as fakti që propozimi dhe katapultimi i kandidat Rrahimit nga Tirana në Dibër, u bë nga miku i tij Ulsi Manja, ndërsa miratimi u bë nga Edi Rama, duke hedhur në ‘kosh’ të gjashtë kandidaturat që propozoi  dega e PS-Dibër.

Por çudia qëndron në faktin, që ky kandidat i PS po braktis punën e rehatshme e luksoze me pagë të lartë e benefite të shumta si drejtor në Bankën Kombëtare Tregtare dhe vilat e bizneset që ka në Tiranë ku jeton, për 1 vit mandat si Kryetar Bashkie në Dibër.

Mirëpo këtë sakrificë, të maskuar pas parimit komunist:  “Interesi i përgjithshëm mbi interesin personal”, kandidati dibran prej Tirane, Rrahim Spahiu, thotë se po e bën për të ‘zgjidhur hallet e popullit’ të kësaj zone.

Banorët e territorrit të Bashkisë Dibër në qytet e zona, mund ta besojnë, gjersa Rahimi ka lënë pagën 2500 Euro e afro 800 Euro shpërblime në muaj si drejtor në BKT, e po shkon 200 kilometër larg Tiranës me pagë 700 Euro në muaj.

Këtë gjë e tha dhe ministrja Belinda Balluku, gjatë prezantimit të kandidatit, paçka se nuk është deputete e Dibrës dhe as përfaqësuese politike e PS në këtë zonë, por me urdhër të Ramës ka shkuar për të angazhuar në fushatë 36 drejtorë të energji-infrastrukturës e 250 biznesmenë kromi që ka qarku.

Dhe administratat e 3 bashkive Mat, Klos e Bulqizë, janë përfshirë në fushatën për votat e 6 marsit, kryetarët e të cilave kanë caktuar  numër votash nga çdo nëpunës, punonjës krahu e biznesmen lokal që ka të afërm në Bashkinë e Dibrës.

FAKT/ Në 6 vitet e fundit, Bashkia e Dibrës, ka ndërruar 4 kryetarë, tre nga të cilët janë katapultuar nga Tirana, në pazare me deputetët dhe “të fortët” e zonës, miratuar nga ‘sulltani’ Edi Rama; siç u  katapultua dhe kandidati i 6 marsit, Rrahim Spahiu, i harruar si fytyrë prej dibranëve.

Veçse, asnjë prej tyre nuk ka zgjidhur problemet e banorëve, por secili ka bërë pazaret veta me punësime, tendera, licenca e toka për të fortët dhe miqtë, kanë firmosur pazaret që ka urdhëruar Rama e deputetët për resorte e pyje dhe janë rikthyer në Tiranë me nga 1 vilë e disa makina më tepër.

Nëse Rrahim Spahiut, do t’ia sigurojnë votat për kryetar me metodat e ‘Dosjes 184’, trafikanti Ymer Lala ka marrë garanci të plotë nga Babloku, për të bërë zv/kryetare Bashkie vajzën e tij ish-deputete e PDIU, Reme Lala dhe për të sekserizuar tenderët, tokat, trojet, pyjet e licensat.

Prandaj nuk është çudi, as heshtja e radhës e drejtuesve dhe anëtarëve të degës së PS_Dibër, pas presionit të kapobandës Ymer Lala, i cili sipas  ‘Dosjes 184’, është ‘de facto’ njeriu që emëron drejtorët, deputetët dhe kryebashkiakët e Dibrës./Pamfleti

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK