Connect with us

Lajme

Një fantazmë blen Portin e Durrësit

Publikuar

më

Nga Klodian Tomori

Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited, guacka e Muhamed Alabarit nga ishujt Cayman, që do të marrë koncesionin e Portit të Durrësit. Por në aplikim Symphony Invest Limited njoftonte se kishte shitur 100 për qind të kuotave tek një kompani e re.

Sipas dokumentave, transaksioni i shitjes së kuotave të Symphony Invest Limited ka ndodhur në Ishujt Cayman në datën 23 dhjetor. QKB e studioi aplikimin për një javë. Një ditë më parë vendosi ta pezullojë atë duke mos e kryer regjistrimin për ndryshimin e kuotave. Arsyeja? Kompania e re që ka blerë aksionet e Symphony Invest Limited nuk dihet se çfarë është, nga vjen dhe se nga kush zotërohet.

QKB i ka kërkuar kompanisë së regjistruar në ishujt Cayman që të plotësojë dokumentacionin sipas kërkesave që dikton ligji, mes të tjerave të dorëzojë aktin e themelimit dhe dokumentat që vërtetojnë se kush janë pronarët e saj.

Në pezullim nuk bëhet e ditur se si quhet kompania e re që ka blerë kuotat e guackës së Alabarit. Ndërkohë që po ashtu nuk dihet se cilët janë pronarët realë të saj, ndonëse fytyra publike e projektit vijon të mbetet gjithmonë Muhamed Alabar.

Madje, në datën 31 dhjetor kur shqiptarët festonin Vitin e Ri, kryeministri Edi Rama së bashku me Alabar organizuan një shfaqje me fishekzjarre për të inauguruar projektin e Portit të Durrësit. Pak ditë më parë, qeveria shqiptare kishte miratuar vendimin, që i kaloi të gjitha pronat në zonën e Portit të Durrësit tek Ministria e Financave.

Konsolidimi i pronës në një dorë të vetme është hapi i parë drejt nënshkrimit të marrëveshjes që do t’i kalojë kompanisë Symphony Invest Limited mbi 85 hektarë tokë shtetërore falas në zonën e Portit të Durrësit. Më pas kompania do të ndërtojë aty portin e jahteve, pallate si dhe hotele. Sakaq në territor ka nisur çmontimi i portit të mallrave duke e zhvendosur aktivitetin portual në Porto Romano, tek porti privat që zotërohet nga grupi Kastrati.

Qeveria po vazhdon procedurat për të realizuar koncesionin e Portit të Durrësit. Por shitja e beftë e Symphony Invest Limited ngre më shumë se pikëpytje mbi projektin 2 miliardë dollarë të trumbetuar fort. Kush është fantazma që po merr 85 hektarë tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit, një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar? Cilët janë pronarët e rinj që kanë hyrë në lojë? Dhe çfarë po e shtyn Muhamed Alabarin, ish drejtuesin e grupit Emaar, që të kryejë manovra të tilla me shitje kuotash?

Investitorët seriozë që angazhohen në projekte të mëdha nuk shesin kuota koncesionare ende pa u miratuar projekti. Manovra të tilla ndodhin vetëm në dy raste. Së pari, kur investitorët nuk kanë para dhe duan të afrojnë në projekt aktorë të tjerë që sigurojnë financime. Dhe së dyti, kur duan të kalojnë një pjesë të llokmës tek vendimarrësit lokalë. Pra të japin tarifën e rryshfetit.

Është ende herët të thuhet se ccfarë është duke ndodhur saktësisht me koncesionin kontrovers të Portit të Durrësit. Por shitjet me pronarë sekret nëpër offshore e ekspozojnë rëndë këtë projekt si ndaj rreziqeve për korrupsion madhor ose pastrim masiv parash.

Lajme24 minutes ago

Përplasje në BE për buxhetin e ri: Gjermania dhe 5 vende kërkojnë shkurtim me qindra miliarda euro

Shqipëri2 hours ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme3 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni4 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni7 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri10 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme11 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

NA NDIQ NË FACEBOOK