Connect with us

Lajme

Një episod fushate dhe një cicërimë

Publikuar

më

Nga Genc Pollo

Dje mora pjesë në dy tubime të z. Ardian Muka, kandidat për kryebashkiak të Durrësit, i përzgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike e i mbështetur nga Shtëpia e Lirisë. Në Shënavlash e Kënetë kandidati u prit me entuziazëm nga qindra vetë; por me më shumë entuziazizëm u prit përshëndetja e ish Kryeminstrit Sali Berisha.

Ardian Muka është një sipërmarrës i cili ka operuar në treg të hapur e nën konkurrencë dhe nuk ka mbajtur më parë ndonjë ofiq shtetëror.

Rivalët e tij janë znj. Emiriana Sako e PS, kryebashkiakja aktuale. Ajo ka përgjegjësi direkte për mos evakuimin e familjeve nga ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i v. 2018; shembja e tyre nga tërmeti i nëntorit 2019 shkaktoi dyzina viktimash. Gjithashtu Sako është përgjegjëse se ka paguar miliona euro kompaninë e inceneratorëve në mënyrë të dyshimtë, e duke tharë arkën e bashkisë. Po kështu Sako ka pranuar të dorëzojë 81 hektarë pronë bashkiake të cilat tok me portin e Durrësit (me vlerë tregu afro 3 miliard euro)  do t’i falen një kompanie offshore me pronarë anonimë.

Tjetër rival është z. Luan Hoti i kandiduar nga ajo PD që i ka mbetur Lulzim Bashës. I cili ka që nga 2009 një kontratë eksluzive për shërbimin e rimorkiatorëve në portet shtetërore të rinovuar nga qeveria Rama.

Një diplomate, gati e kudondodhur në debatet tona, pyeti në Twitter kandidatët se “Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin (nga ju) shqiptarët?”

Edhe pse është bërë pak e bezdisur të komentosh diplomaten në fjalë me që jemi në fushatë zgjedhore lipset të formulojmë përgjigje ndaj pyetjeve; për hir të atyre që do të votojnë në 6 mars.

Po eliminoj skenarin me kandidatin e tretë; është pa kuptim!

Po e filloj me kandidaten në detyrë Sako:

“Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni?”

Do e zotërojnë po ata që kanë zotëruar deri sot; ata që abuzuan me tërmetin, ata që po vjedhin 420 milionë euro me inceneratorët; ata që po planifikojnë të plaçkisin 3 miliardë euro me aferën e portit Durrës.

“çfarë do t’i detyroheni atyre?”

Bindje absolute si më parë!

“Çfarë duhet të presin shqiptarët?”

Varfërim, poshtërim, emigrim.

Po vazhdoj me kandidatin Muka:

Me shpresë të Zotit e besim tek njeriu asgjë nga sa më sipër. Edhe kaq do të ishte mjaft.

Sa për diplomaten një këshillë: pyetjet e saj ndaj kandidatëve të provojë t’ja drejtojë vetes. Si dhe të tentojë përgjigjen. Pa u ndikuar nga rrjetet sociale në shqip ku duket se këto përgjigje janë dhënë masivisht.

Maqedoni5 minutes ago

Mickoski në Bruksel: Integrimi evropian dhe reformat në fokus të takimit me Gert Jan Koopman

Lajme21 minutes ago

Pas vendimit të Kurtit, reagon Janina Ymeri: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe!

Lajme26 minutes ago

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion dhe detajet e ankandit publik

Maqedoni36 minutes ago

Shtetasi maqedonas arrestohet në Beograd: Dyshohet se qëlloi me armë ndaj ish-liderit të tifozëve të Partizanit

Shqipëri37 minutes ago

Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Kosovë45 minutes ago

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera

Kosovë1 hour ago

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet në ngjarjen e Komisionit Evropian!

Bota1 hour ago

Goditet sërish Ura e Krimesë: Ukraina shënjestron arterien kryesore të Rusisë, trafiku bllokohet

Lajme1 hour ago

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Abazi ia dorëzon detyrën me një buqetë lulesh

Kosovë1 hour ago

E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Maqedoni3 hours ago

Përplasje mes fqinjëve në Bit-Pazar: 35-vjeçarja denoncon se u sulmua nga dy gra

Shqipëri3 hours ago

Parashikimi i motit, mos harroni çadrat! Dita e sotme e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shtrëngata

NA NDIQ NË FACEBOOK