Connect with us

Lajme

Ngjarja në Fier, burri vrau gruan, më pas shkoi në restorant

Publikuar

më

Personi në fotografi është 56-vjeçarit Petrit Mamaj i cili ditën e djeshme vrau me thikë në banesë bashkëshorten e tij Valdete Mamaj, nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në lagjen Sheq i Madh në Fier.

Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa në trupin e gruas është konstatuar një plagë në shpinë dhe disa shenja në pjesë të tjera të trupit. Uniformat blu kanë marrë njoftim nga vëllai i Petritit, me profesion polic.

Pas grumbullimit të provave është thërritur për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve edhe bashkëshorti i viktimës. Pas disa orë marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se e ka vrarë ai të shoqen, duke shtuar më tej se dyshonte se e shoqja e tradhtonte, ndaj për këtë arsye ka kryer aktin e rëndë.

Pas krimit, bashkëshorti i viktimës kishte shkuar në lokalin e lagjes dhe ka ngrënë bukë, që ta shikonin të tjerët.

Kur është kthyer në banesë, ai ka thënë se e ka gjetur gruan të vrarë, duke njoftuar vëllain e tij, i cili ka njoftuar edhe policinë. Por, kur autori i krimit është pyetur nga policia për rrethanat, është bërë nervoz, duke ngjallur dyshime te policia, që nga ana e saj, ka zbuluar të vërtetën.

Sipas fqinjëve, çifti nuk ka pasur probleme, ndërsa një ditë para vrasjes ishte larguar nga banesa drejt Gjermanisë djali i tyre. Raportohet se viktima punonte shitëse në një dyqan në qytetin e Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte punonjës në shërbimet komunale.

Maqedoni9 minutes ago

Pas defektit në “Nova Makedonija”, punonjësit kalojnë përkohësisht në punë nga shtëpia

Kosovë29 minutes ago

Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë

Maqedoni31 minutes ago

Mickoski kërkon BE-në në tryezë me Bullgarinë: Të premten përballë Von der Leyen

Shqipëri32 minutes ago

Zjarr masiv në kodrat me ullishte të Gorishovës në Fier, era favorizon flakët! Banorët të frikësuar, terreni vështirëson ndërhyrjen (VIDEO)

Maqedoni41 minutes ago

Partitë rikthehen nesër në grupin e punës për Kodin zgjedhor

Kosovë42 minutes ago

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë, çka thuhet për Kuvend, Qeveri e President?

Maqedoni2 hours ago

Mickoski kërkon BE-në dhe NATO-n në bisedimet me Bullgarinë: Argumentet të dëgjohen nga të gjithë

Lajme2 hours ago

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Shqipëri2 hours ago

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Kosovë3 hours ago

Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera

Maqedoni3 hours ago

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Maqedoni4 hours ago

Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

NA NDIQ NË FACEBOOK