Connect with us

Lajme

Nga Mirel Mërtiti, te Erion Veliaj e Edi Rama/ Dëshmitarët e thirrur në Komisionin Hetimor për inceneratorët

Publikuar

më

Një sërë personazhesh të përfshira në çështjen e inceneratorëve janë thirrur për tu pyetur nga Komisioni Hetimor parlamentar.

Drejtuesja e komisionit të posaçëm hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku deklaroi këtë të Premte se PD fitoi të drejtën e mohuar për të thirrur dëshmitar Edi Ramën dhe bashkëpunëtoret e tij për vjedhjen 430 milion euro.

“Ditën e sotme, pas kërkesës së Partisë Demokratike, u mblodh Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve. Në fund të këtij takimi ky Komision i dha të drejtën e mohuar opozitës nga anëtarët e mazhorancës socialiste në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Komisioni i Rregullores miratoi zbatimin e rregullores së kuvendit duke dërguar deri në 25 shkurt ditën e mbylljes së këtij komisioni dhe duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike në këtë komision”, bëri me dije Tabaku.

“Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve! Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve. Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte. Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët.  Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë.  Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 mln euro. Ne, nuk dorëzohemi edhe as intimidohemi nga akuzat e pabaza të atyre që akuzat i kanë mburojë për veten e tyre dhe as prej atyre që korrupsionin e kanë shndërruar në arsyen e qeverisjes. E kemi të qartë që inceneratorët janë testi për politikën dhe drejtësinë e re! Partia Demokratike ka dëshmuar dhe po dëshmon përditë angazhimin maksimal në interesin e qytetarëve dhe jo të oligarkisë politiko-ekonomike që i mban peng shqiptarët në pellgun e tranzicionit! Nga e hëna rinis puna që u vonua prej avokatisë politike dhe do të thërriten këto dëshmitarë”, shton ajo.

Dëshmitarët

Tabaku publikoi dhe listën e dëshmitarëve që kërkohen të thirren në komision për të dhënë shpjegime. Në listë janë kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ministra, deputetë e zyrtarë të agjencive shtetërore.

Mes emrave të thirrura janë dhe Mirel Mërtiri, personazhi i konsideruar si “njeriu-hije” i aferës së inceneratorëve.

Nga komisioni janë thirrur dhe Klodian Zoto e Strela Gugallja, pronarët e kompanive që kanë përfituar koncesionet e inceneratorëve dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu, është kërkuar të dëshmojnë dhe përfaqësues të mediave që kanë raportuar për këtë aferë.

Maqedoni5 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri35 minutes ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni3 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri6 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme7 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë7 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni8 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK