Shqipëri
“Ndahet” çifti Berisha! Ish-kryeministri i angazhuar me fushatën, bashkëshortja në Vlorë

30-vjetori i themelimit të “Lidhjes Demokratike të Gruas”, dega Vlorë ka bërë që bashkëshortja e Sali Berishës, Lirie Berisha të udhëtojë drejt Vlorës, ndërsa ish-kryeministri po mban takimin e parë në Sukth, duke nisur kështu javën e parë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 marsit.
E shoqëruar nga kryetarja në detyrë e LDG, Albana Vokshi, Lirie Berisha duket se ka zgjedhur që të jetë pjesë e aktivitetit.
“Unë nuk jam grua tribunash, ndaj dhe më kuptoni se kam shumë emocione,”-tha ajo ndër të tjera në fjalën e saj.
Ndërkohë, Sali Berisha ndoddhet në Sukth për të prezantuar kandidatin e Bashkisë Durrës Ardian Muka.
















