Connect with us

Bota

NATO aktivizon planin e mbrojtjes

Publikuar

Paqja në kontinentin tonë është thërrmuar”, është mesazhi i kobshëm për Europën nga Sekretarii  Përgjithëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në deklaratën e tij, ai është shprehur se Rusia po përpiqet të rishkruajë historinë dhe të mohojë rrugën e lirë dhe të pavarur të Ukrainës.

Detyra thelbësore e NATO-s është të mbrojë dhe përkrahë aleatët, thotë ai. “Sulmi ndaj njërit do të llogaritet si sulm ndaj të gjithëve”, shprehet Stoltenberg.

Ditën e sotme, NATO ka vendosur aplikimin e strategjisë mbrojtëse për ruajtjen dhe mbrojtjen e vendeve të tjera. Kjo do të thotë se Aleanca Transatlantike do të dërgojë forcat e saj kudo që të nevojitet, deklaron Stoltenberg.

Në ndryshim nga NATO, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka deklaruar se trupat amerikane nuk do të dërgohen në Ukrainë./tvklan.al

NA NDIQ NË FACEBOOK