Connect with us

Lajme

MPJ e RMV-së ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas

Publikuar

Në shenjë solidariteti me Ukrainën, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, transmeton TV21.

Njoftimi i plotë i MPJ, Bujar Osmani:

MPJ me ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë solidariteti me Ukrainën dhe popullin ukrainas

?? ? ??

Sonte e ndriçuam Ministrinë e Punëve të Jashtme me ngjyrat e flamurit ukrainas, me të cilin duam të dërgojmë një mesazh të fortë mbështetjeje dhe solidariteti me Ukrainën dhe popullin mik ukrainas, në këto momente të vështira. Popujt tanë janë të njohura për shtrirjen e dorës ndaj atyre që kanë nevojë, diçka që është shkruar edhe në histori. Ne do të bëjmë përpjekje që vuajtjet e juaja të ndalojnë.

Me këtë rast, ne edhe një herë e rikonfirmojmë mbështetjen tonë të qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, si anëtare e NATO-s dhe veprues përgjegjës në komunitetin ndërkombëtar, bëjmë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake në Ukrainë si dhe kthimin e paqes.

#StandWithUkraine #StopRussianAggression

NA NDIQ NË FACEBOOK