Connect with us

Lajme

Mos i telefononi më Ramës…

Publikuar

Nga Basir Çollaku

Perse po distancohet me nxitim Edi Rama dhe mazhoranca nga te pandehurit e mundshem dhe te shumte te inceneratoreve?? Eshte i dashuruar me drejtesine?? Jo, jo. Larg atij stani qendron ai. Nuk e ka kete qelize ne trup.

Diçka ka ndodhur! Sepse dime arrogancen e sjelljes, perdorjes, urdherave te dhunshem ndaj prokuroreve, policeve dhe gjykatesve.

Por, kujtojme pak rastet ndryshe!. Jane pikante dhe publike.

Ndryshe nga rasti i Vangjush Dakos,.kur akullorja ishte sido qe te ndodhte nje supermik i Edi Rames!!

Ndryshe nga Sajmir Tahiri, qe akuzat perralla me mushkonja hashashi, e pergjime koti te antimafias italiane, sipas kreut qeveritar, nuk e cenonin ministrin me te suksesshem te qeverise se Edi Rames.

Ndryshe nga Fatmir Xhafa kur pergjimet per te vellane Geron Xhafa, si te perzjere ne trafikun e droges, na qenkerkan perralla mediatike

Ndryshe nga rasti per Taulant Ballen, Rrahman Rrahjan, Artur Bushin, kur kamerat ne posten e policise ne Fushe Kruje, te cilat Rama i kishte pare dhe asgje nuk kishte neper to.

Ndryshe Elvis Rroshi qelibari i partise i denuar per vepra te renda penale, krahaqafej i mbrojtur nga Edi Rama.

Ndryshe nga dosja 184 ku gjysma e qeverise ishte ne babezi blerje votash dhe Bild nxori zullumin e mafies dhe ortakerine e saj elektorale me pushtetin, e Rama sokellinte keqas, se keto ishin sajesa prokuroresh antiqeveri.

Viti ndryshe nga halli.

2022 ka sjelle nje Rame tjeter, tek perpiqet te sajdiset drejtesidashes se paku publikisht. Diçka i ka ndodhur.

Plehrat jane orteku.

Lefter Koka ne qeli degjuam nje Rame te zbutur pa deshire, por priste pergjegjesine individuale te perballej me drejtesine.

Me gjithe duart e zgjatura pas denimit ndonese pak komik te Sajmir Tahirit, leçiti para medieve se nuk komentonte vendimet e gjykatave.

Per ministra, sekretare te pergjithshem, deputete, kryebashkiake, Ahmetaj, Gjiknuri, Subashi, Veliaj, Agaçi, duket se Rama i dikurshem.nuk ekziston me. Per Zerin e Amerikes pohoi ne Uashington se kush ka ngjyer gishtin ne korrupsion, ne fakt aty kane hyre kembe e duar, te perballeshin me drejtesine.

E qortoi jo rastesisht Erion Veliajn, kur ai u trimerua si urdherues i Prokurorise per te konkuruar Krishtin dhe Muhametin.

Rama do te shese.

Nuk mbron dot me.

Mos i telefononi.

Jo se nuk ka deshire. Por sepse ka frike. Ka marre mesazh njelloj si shume te tjere. Nese tenton te mbrosh te pandehurit, vetebehu gati…

Rradha eshte e gjate. Horizontalisht. Qetesia juridike ne klasen politike, mazhorance dhe opozite eshte arratisur. Parate nuk jane rehatuar, jane ne shenjester. Ndiq parane, gjej paragrabitesit!

Ndaj, qetesia fodulle e mazhorances eshte fort e alarmuar. Plehrat do te jene testi i proves per te mbyllur tranzicionin.

SPAK ka pak Prokurore e shume pak potenciale, e brenda tyre ka dhe butake. Por edhe ata, e dine se çfare do te bejne. Kjo reforme eshte e re sepse ka nje te re brenda. Drejtesia e re, nuk ka te gjitha zyrat ne Tirane. Per mire dhe per keq..

Ciklopi i tha Odisese, pasi rrekelleu pijen qe shijoi fort…

Ty do te te bej nje nder, do te te ha te fundit…

Por nuk i premtoi se do ta linte pa e ngrene…!!!

NA NDIQ NË FACEBOOK