Connect with us

Lajme

Ministria e Jashtme: Shqiptarët të largohen nga Ukraina sa më parë

Publikuar

më

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.  Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27;  +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: [email protected];   [email protected], [email protected] Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në një njoftim të ministrisë që vjen pas paralajmërimeve për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Më herët, edhe autoritete të vendeve të tjera, përfshirë ato amerikane, u kanë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

NA NDIQ NË FACEBOOK