Religjion
Mekatet jane shkak i shkurtimit te furnizimit

Shkruan: dr. Zaglul al-Nexhxhar
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Allahu sjell si shembull një qytet, të sigurt dhe të qetë, të cilit i vinin ushqim me bollëk nga të gjitha anët, dhe i cili ishte mosmirënjohës ndaj bekimeve të Allahut, kështu që Allahu i dha atij të përjetojë uri dhe frike për atë që bëri.” (En-Nahl, 112)
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Asgjë nuk e zgjat jetën përveç sadakasë, asgjë nuk mund ta mohojë kaderin përveç lutjes dhe njeriu privohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që ka bërë”. (Ibn Maxhe dhe En-Nesai)
Ndër arsyet e refuzimit të furnizimit janë këto:
– Kurvëria dhe veprat e turpshme. Kurvëria është shkaktar i varfërisë dhe zemërimit të Allahut, përveç sëmundjeve të rënda që shkakton.
– Vjedhja ne peshore dhe kantar, refuzimi i dhënies së zekatit dhe ballafaqimi me kamatë, sepse Allahu i Madhëruar ka kërcënuar se do t’ua shkatërrojë pasurinë atyre që miren me kamatë.
– Gënjeshtra dhe mashtrimi janë gjithashtu shkak i varfërisë, si dhe një monopol që nënkupton tërheqjen e mallrave nga qarkullimi dhe ruajtjen e tyre, veçanërisht ushqimet që u nevojiten njerëzve, me synimin për të rritur çmimet.
Përktheu: Sadri Iljazi























