Connect with us

Shqipëri

ME VIDEO/ Deputeti i Bashës, Ervin Salianji, nuk e di çfarë do të thotë NATO!

Publikuar

Deputeti Ervin Salianji ka demaskuar injorancën e vet pa dashur, pasi ra vetë në rrjetën e ngritur nga humoristi Ismet Drishti. Drishti u kishte dalë deputetëve në pritë tek hyrja e Kuvendit për t’u drejtuar një pyetje të thjeshtë: “Çfarë do të thotë NATO?”

Në shteg i doli ndër të tjerë Ervin Salianji, një nga deputetët më të flaktë të Lulzim Bashës sot dhe dialogu me të ishte i tillë:

Salianji: Posi, me shumë kënaqësi, si ke qenë?

Drishti: Po ti të kishe ardhur në studio o burrë…

Salianji: Po më thuaj o vëlla!

Drishti: Një pyetje. Situata në Ukrainë duket pak si e vështirë, apo jo?

Salianji: Po me çështjet ndërkombëtare merret Rama…

Drishti: Po pra po, i ka rastis, me shans…Jemi vend me të drejta të plota i NATO-s dhe kjo, është meritë e PD-së?!

Salianji: S’ka diskutim!E dhe e Berishës! Thuaje dhe këtë.

Drishti: Po çfarë do të thotë NATO?

Salianji: Nata… NATO është aleanca transatlantike! Është anglisht. NATO, që është kombet të cilat janë të bashkuara në një aleancë transatlantike.

Drishti: Po N, po A…?

Saliani: Po Nejshëll Atlantik….

Drishti: Jo Nejshëll!

Salianji: Po çfarë është?

Drishti: Është North Atlantik!

Salianji: Po mirë.

Drishti: Po O-ja tjetër?

Salianji: Po tani nuk… Meqë ma the…(ha ha ha)

Drishti: Ha ha ha !/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni videon:

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=643589346878501
Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK