Connect with us

Lajme

Maqedonia e Veriut i bashkohet masave ndëshkuese të BE-së kundër Rusisë

Publikuar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot vendosi që t’u bashkëngjitet sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse, pas sulmeve të Moskës në Ukrainë, përcjell TV21. Sanksionet aktuale kanë për shënjestër persona të ndryshëm nga politika dhe biznesi të cilët kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes në Ukrainë, e për të cilët BE tashmë ka vendosur ndalesë për udhëtim.

“Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Punëve të Jashtme që përmes Misionit të Përhershëm të BE-së në Bruksel të njoftojë se Maqedonia e Veriut po i bashkohet pakos së re të masave kufizuese të Këshillit të BE-së, së bashku me të gjitha vendimet e mëparshme për masat kufizuese nga viti 2014 e deri tani, në lidhje me situatën në Ukrainë, dhe të fillojë procedurën për zbatimin e tyre”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkaq, nga Qeveria njoftojnë se shënjestër i sanksioneve aktuale të BE-së është edhe bllokimi i qasjes së Rusisë deri tek fondet financiare të BE-së si dhe restrikcione në punën e disa prej bankave të Federatës Ruse me institucionet financiare të BE-së dhe vendeve anëtare të Unionit.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria shqyrtoi edhe Informacionin për nevojën për strehim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe familjarëve të tyre pas evakuimit të tyre nga Ukraina.

“Qeveria e ka obliguar  Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbledhë kërkesat e të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre që ndodhen në rajonet e krizës në Ukrainë dhe të cilët do të kërkojnë mbrojtje dhe akomodim të përkohshëm, nëse nuk kanë akomodim të tyre në Maqedoninë e Veriut, në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të sigurohet akomodim në lokacione të përshtatshme në vend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajme59 minutes ago

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

Maqedoni2 hours ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri3 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme4 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni5 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni5 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri5 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme6 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme7 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni8 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota8 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme8 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

NA NDIQ NË FACEBOOK