Shqipëri
LAJMI I FUNDIT/ Fushata ka nisur, Yuri Kim sulmon Sali Berishën dhe kandidatët e tij: Kam një pyetje për….

Kur prej tre ditësh në vend ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, ambasadorja Kim ka vendosur që me një postim në rrjetet eë saj sociale, të rikujtojë edhe njëherë se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatët e dalë nga koalicioni i tij dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, “Shtëpia e Lirisë”, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kur prej tre ditësh në vend ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, ambasadorja Kim ka vendosur që me një postim në rrjetet eë saj sociale, të rikujtojë edhe njëherë se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i sanksionuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?,”-shkruan ambasadorja Yuri Kim.















