Connect with us

Lajme

KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 Marsit, por nuk njeh Komisionin e Rithemelimit

Publikuar

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi regjistron koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, por nuk njeh Komisionin e Rithemelimit të PD-së.

Celibashi tha se partia udhëheqëse është LSI dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lëvizja Socialiste për Integrim i dërgoi më 1 Shkurt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin  e koalicionit të ri  “Shtëpia e Lirisë”, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki të vendit. Sipas dokumentit, koalicioni përbëhej nga PD-Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit, LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Ish-kryeministri Sali Berisha kur prezantoi më 31 janar kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme, njoftoi edhe koalicionin me disa parti, pasi sipas tij, Rama ka konfiskuar PD-në në mënyrë që “Komisioni i Rithemelimit” të mos merrte pjesë në zgjedhje.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se koalicioni do përfaqësohet me kandidatët e dalë nga primaret. Praktikisht, vendimi i KQZ-së nuk do të ndryshojë asgjë nga mënyra e përfaqësimit të koalicionit.

NA NDIQ NË FACEBOOK