Shqipëri
“Kodi i Mafias” Pse avokati i Sajmir Tahirit po kërcënon me arrestim Erjon Veliajn si shkaktar i…..

Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë një deklaratë të fortë në Euronews Albania.
Ai u shpreh se Tahiri u bë “kokë turku” për t’i treguar Europës se Shqipëria ka bërë një reformë të denjë në drejtësi dhe i ka plotësuar kushtet për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, arrestimi i Tahirit i hap rrugë arrestimeve të zyrtarëve të tjerë, pasi tha se nëse u dënua Tahiri që është i pafajshëm, atëherë të tjerët do të shkojnë në burg edhe për një firmë.
“Reforma që trumbetohet sot kërkon koka turku. E para t’i thotë Evropës që futëm ministrin e Brendshëm në burg, do fusim dhe ca të tjerë, që plotësuam kushtin për në BE. Dhe e dyta nëse e bëjnë këtë për Tahirin që është i pafajshëm, të tjerë që kanë hedhur edhe një firmë do shkojnë në burg. Se u vendos kufiri në minimum; kur dënohet ministri i brendshëm të tjerët nuk do ta diskutojnë dënimin me burg”, tha avokati.
Veliaj dhe Tahiri kane pasur perplasje politike gjithmone brenda Ps dhe njihen si grupime rivale dhe lufta per pushtet po ben te hane kokat e njeri tjetrit.
Kur avokati Maksim Haxhia citon per nje firme e ka fjalen per firmen e Erjon Veliajt per incerniatoret e publikuar ne media gjithashtu avokati tha qe kane ndikuar te drejtesia dhe kete gje serish e referon me Erjon Veliajn si nje individ qe ka pesh ne sistemin e ri te drejtesise
















