Connect with us

Shqipëri

“Jeta e Tahirit në rrezik”/ Ish-deputeti bën deklaratën Bombë : Kush po i bën presion që t’i mbyllë gojën

Publikuar

TIRANË- Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar vendimin e gjykatës për burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Me anë të një postimi në Facebook, Maliqi shkruan se se jeta e Tahirit është në rrezik, pasi është i vetmi që di për kreun e mafjes në vend, kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu ka shkruar se Rama po eleminon të gjithë bashkëpuntorët e tij, duke nisur nga ish-ministri Lefter Koka dhe te Tahiri.

Postimi i Plotë:

Ky sulltan te inkriminon dhe te linçon duke te asgjesuar per karrigen e tij.Jeta e Tahirit ne rrezik.Kush urdheroj dergimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmeri te lart,kush do ti mbyll gojen Tahirit sepse eshte i vetmi qe di per urdheruesin e kanabizimit te vendit dhe kreun e mafies Rama.Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose eshte nen kercenim e presion te mbyll gojen! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij!Pasi i keq-përdori, i futi në burg ish-Ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u laguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flefter.maliqi%2Fvideos%2F2141547569319999%2F&show_text=false&width=560&t=0

Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Pas përfundimit të një seance maratonë, ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”.

Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve me grupin, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë, ndërsa ai vetë ka marrë sipas gjykatës, përfitime monetare. Hetimet nisën në 2017-ën, kohë kur opozita dhe prokuroria kërkuan arrestimin e tij. Tahiri kaloi disa javë në arrest shtëpie ndërsa Apeli lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë. Ish-ministri ‘kampion’ u përball me drejtësinë për gati 5 vite dhe tashmë është pas hekurave.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK