Tech & Auto
“Iron man” ndan ftesa për muzeun futuristik të Dubait (VIDEO)
Shpikësi britanik, Richard Browing i ka befasuar banorët e disa zonave të Dubait, kur është shfaqur duke fluturuar sikur heroi filmik “Iron man”.
Me zbritje nëpër ndërtesa, sheshe e rrugë, atyre iu ndau ftesa për ceremoninë e hapjes së Muzeut të së Ardhmes.
Muzeu që është objekt 7-katësh me 77 metra lartësi, dhe forme ovale-unazore, hapet të martën, pas një dekade punimesh në të.
















