Connect with us

Lajme

I dënuar për trafik droge/ Mediat belge: Dubai refuzon ekstradimin e Eldi Dizdarit drejt Italisë

Publikuar

Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i arrestuar në Dubai si pjesë e organizatës kriminale të trafikut të kokainës, nuk do të ekstradohet në Itali.

Sipas mediave belge, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë lejuar ekstradimin e Matoshit, por edhe të kriminelit të famshëm të Camorra-s, Rafaele Imperiale.

Shkak për këtë lajm të mediave belge është bërë arrestimi në Emiratet e Bashkuara Arabe i të shumëkërkuarit nga Belgjika për trafik kokaine, Farhan Bouzambou.

Mediat belge ngrenë pikëpyetje lidhur me ekstradimin e tij në të ardhmen duke sjellë për analogji rastin e shqiptarit dhe italianit, të cilët nuk janë ekstraduar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

NA NDIQ NË FACEBOOK