Connect with us

Lajme

I arrestuari mohon vrasjen e Prekë Tonajt në Shkodër: S’kam lidhje me ngjarjen

Publikuar

më

30-vjeçari, Eduart Kësolla, i arrestuar një ditë më parë si autor i vrasjes së Prekë Tonajt mohon autorësinë e krimit.

Para policisë mësohet se ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Por nga ana tjetër policia thotë se ka prova shkencore që e implikojnë të riun.

Policia dyshon se Eduart Kësolla e vrau 47-vjeçari Prekë Tonaj në fshatin Grudë e Re për gjakmarrje.

Burimet bëjnë me dije se anëtarë të fisit Tonaj vranë në vitin 1996, Pal Kësollën, babai i 30 vjeçarit të arrestuar Eduart Kësolla.

NA NDIQ NË FACEBOOK