Connect with us

Lajme

Gjuajtje me vezë dhe dyer të thyera në shtëpinë ku u shpërngulën anëtarët e grupit hebre në Kumanovë

Publikuar

Ne duam të ndihemi të sigurt, por njerëzit vijnë këtu dhe na gjuajnë, tha për “Telma” një nga anëtarët e grupit fetar hebre Lev Tahor të cilët janë të vendosur në dy shtëpi në Kumanovë. Mbrëmë në njërën prej objekteve janë hedhur vezë dhe sende të forta, ndërsa në mëngjesin e sotëm ka mbetur ende gjurmë nga ai sulm ndaj popullatës lokale.

Gjurmët e vezëve të hedhura ishin ende para njërës prej shtëpive ku po qëndrojnë anëtarët e grupit hebre, të cilët që nga e enjtja ndodhen në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë një grup i madh të rinjsh janë mbledhur para shtëpisë dhe kanë bërtitur të ardhurit, kanë hedhur vezë dhe gurë në objekt, dëshmojnë për “Telma” disa nga fqinjët që nuk duan të japin deklaratë para kamera. Edhe porta metalike e hyrjes sot u shkul. Një nga anëtarët e këtij grupi fetar hebre hapi derën e shtëpisë dhe bisedoi me gazetarin e “Telma”. Pyetja e parë është nëse ata ndihen të sigurt.

Anëtari i Lev Tahor: Ne duam të ndihemi të sigurt, por për momentin nuk di si të ndihem i sigurt sepse njerëzit vijnë këtu dhe ..

Ata janë të vendosur në dy shtëpi, në njërën janë burra, në tjetrën janë gra dhe fëmijë.

Një nga drejtuesit e tyre, Goldman, pretendon se është në Kanada dhe konfirmoi për “Telma” përmes “WhatsApp-it” se ata i përkasin grupit Lev Tahor, një grup fetar i diskutueshëm hebre, anëtarët e të cilit lëvizin vazhdimisht nga një vend në tjetrin.

Madje ka pasur hetime për abuzimin dhe skllavërinë e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara, por Goldman përmes “WhatsApp-it” thotë se ata janë paqësorë dhe jetojnë sipas rregullave tradicionale fetare hebraike.

Lajme39 minutes ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni1 hour ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni2 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë2 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni2 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri3 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni3 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota4 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme4 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme4 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme4 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme4 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

NA NDIQ NË FACEBOOK