Connect with us

Lajme

FOTO/ Zbulohet marrëveshja e fshehtë Basha-Veliaj

Publikuar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ndërsa komenton aferën e inceneratorëve, ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës, dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se qendra e trajtimit të mbetjeve ku u vra Ardit Gjoklaj, është ndërtuar kur ishte Basha kryetar Bashkie, me një partner biznesi të njohur si mik i tij.

Ajo që ndodhi pas ardhjes së Veliajt, sipas Manjanit është vetëm vazhdim i “skemës”, vetëm se pronësia e biznesit ndryshoi nga ortaku i njohur si i PD-së së Lulit, tek kushëriri i tij që ishte i PS.

Whatch closely, posi!

Fjala vjen ajo qendra e trajtimit të mbetjeve ku u vra Ardit Gjoklaj ishte ndërtuar nga ish kryetari i bashkisë Luli Basha me një partner bisnesi të njohur si mik i tij.

Asokohë policia bashkiake e Luli Bashës dhe Lenci Hoxhës gjëmonte cilindo fakir që rrëmonte në kazanët e mbetjeve për të gjetur mbetje të riciklueshme.

Eri Veliaj e gjeti gati skemën. Vetëm pronësia e bisnesit ndryshoi nga ortaku i njohur si i PD-së së Lulit, tek kushëriri i tij që ishte i PS…

Inceneratorët, inceneratorët por këto shërbimet shtesë të trajtimit gjasme të integruar të mbetjeve po bëjnë kërdinë.

Watch very closely, madje!

Mafia e mbetjeve është “konsensuale”…”-shkruan Manjani./CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK