Connect with us

Lajme

Emrat/ “Rambo” zbuloi “shtëpinë e barit” të shqiptarëve. Dënohen me 7 vite burg

Publikuar

Policia britanike ka shpërbërë një grup shqiptarësh që merreshin me trafikun e drogës pasi një qen i quajtur Rambo zbuloi “shtëpinë e barit”. Vlera e kanabisit të zbuluar arrinte deri në 1.4 milion paund.

Tre shtetasit shqiptarë u gjetën të fshehur në dollap.

Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe 24-vjeçari Juljan Jaku, të tre me origjinë shqiptare mësohet se kanë qenë pjesëmarrës në prodhimin e drogës.

Ata u dënuan me 7 vite burg në total.

Si i zbuloi Rambo shqiptarët?

Grupi i shqiptarëve u zbulua kur Rambo u dërgua nga pronari i tij, Avtar Singh, në palestrën që ai drejton në vendin fqinj.

Qeni ishte aty për të takuar një grup të rinjsh me nevoja të veçanta, por u “çmend” nga një vrimë në mur midis palestrës dhe fermës së drogës në Leicester.

Zoti Singh vuri re bimët dhe njoftoi policinë që gjeti tre shqiptarët të fshehur.

Dema u burgos për 27 muaj, Hoxha 33 muaj dhe Jaku 2 vjet e gjysmë.

Babi i dy fëmijëve, Avtar ka thënë më parë për The Sun se e shpërbleu tetëvjeçarin Rambo për gjetjen e tij me një darkë me biftekë.

NA NDIQ NË FACEBOOK