Connect with us

Lajme

E PLOTË/ Si u ndez “zjarri” tek Kuvendi? Ina Zhupa: Kjo iu bëri 4 autogola. Sako e injoron

Publikuar

më

Deputetët e PD-së, teksa i drejtuan pyetje, por gjithë kohës janë ndërprerë nga socialistët. Gjë që për Ina Zhupën tregonte frikë pasi Sako u bëri “autogol” duke dhënë përgjigjet e gabuara.

TIRANË– Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako ka pasur një debat të ashpër me deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë dhënies së dëshmisë tek Komisioni Hetimor. Por jo vetëm me Zhupën, pasi e gjithë dëshmia e kryetares së Bashkisë së Durrësit është shoqëruar me tensione. Deputetët e PD-së, teksa i drejtuan pyetje, por gjithë kohës janë ndërprerë nga socialistët. Gjë që për Ina Zhupën tregonte frikë pasi Sako u bëri “autogol” duke dhënë përgjigjet e gabuara. Ndërkohë që po ashtu, gjithë kohës, kryetarja e Komisionit i kërkonte Sakos që të mbante larg telefonin dhe të mos komunikonte me askënd. Urdhër që u thye për disa herë radhazi.

DEBATI I PLOTË:

Etjen Xhafaj: Po të pyesni duke aluduar nuk mund të jemi Komision normal. Sot keni folur ju më shumë se gjithë Komisioni dhe të gjithë dëshmitarët bashkë. Unë ju kam respektuar gjithmonë. Në fund të ditës duhet të shpjegojmë qëllimin e pyetjeve. Kisha një pyetje për Sakon. Nga ana e problematikës në Porto Romano, për efektet shëndetësore si është ndikuar…

Emiriana Sako: Ishte gangernë, kishim protesta. Sot është krejt e kundërta. Ku ti çoja plerat? Ma thoni ju? Jam shumë e qetë.

Ina Zhupa: Përgjigjia juaj thotë meqë isha në gjendje emergjence prandaj shkela ligjin. Nuk ka asnjë pikë që të legjitimojë zonjën Sako. Pyetja u bë që zonja Sako të pranonte para qytetarëve që ka shkelur ligjin?

Emiriana Sako: Po hidhni baltë. Me datë 6 mars do e merrni përgjigjen për pyetjen. Jam shumë e qetë.

Ina Zhupa: Treguan edhe një herë që paratë iu duhen per fushatë elektorale. Pse eliminuat landfillim e Sukthit dhe Gjepalajt kur kostoja ishte më e ulët?

Emiriana Sako: Nuk kam përgjigje.

Ina Zhupa: Sa paguani për ton mbetje që paguani në zbatim të kontratës që keni lidhur ju vetë?

Emiriana Sako: Aq sa është kontrata e lidhur me qeverinë shqiptare. 29 euro pa TVSH.

Jorida Tabaku: Hiqeni atë telefon se po dëshmoni ju këtu…jo ata që iu shkruajnë.

Ina Zhupa: Keni dhënë një tender me vlerë 10 mln euro për 320 mijë tonë,

Etjen Xhafaj: Ke bërë gabim kursin e këmbimit.

Ina Zhupa: I bie sipas kontratës 31.25 euro për ton. Vazhdoni, ajo ka bërë 4 autogola deri më tani. Më vjen shumë mirë që u acaruar se bëtë autogol.

Jorida Tabaku: E fikim celularin se nuk është etike.

Ina Zhupa: Bashkia Durrës ka deklaruar që për një vit prodhohet 800 mijë ton…

Lajme3 minutes ago

Përplasje në BE për buxhetin e ri: Gjermania dhe 5 vende kërkojnë shkurtim me qindra miliarda euro

Shqipëri2 hours ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme3 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni4 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni7 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri10 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme11 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

NA NDIQ NË FACEBOOK