Connect with us

Shqipëri

E denoncoi Dritan Zagani: U arrestua sot, ish-gjenerali italian mori mijëra metra katrorë tokë në Vlorë

Publikuar

Në vitin 2020, televizioni italian “RAI 3” realizoi disa kronika lidhur me organizimin e trafikut të drogës në Shqipëri. Gazetarët raportuan se Lisi, ish-gjeneral i policisë financiare ka përfituar një sipërfaqe të madhe toke në Vlorë, e cila rezultoi se i ishte dhuruar nga Artur Shehu. 

ITALI – Ish-gjenerali italian Fabricio Lisi, i cili u arrestua sot për korrupsion në Napoli nuk është një emër i padëgjuar në publikun shqiptar. Në vitin 2020, televizioni italian “RAI 3” realizoi disa kronika lidhur me organizimin e trafikut të drogës në Shqipëri. Gazetarët raportuan se Lisi, ish-gjeneral i policisë financiare ka përfituar një sipërfaqe të madhe toke në Vlorë, e cila rezultoi se i ishte dhuruar nga Artur Shehu.

ici, i cili tashmë ka dalë në pension drejtonte një shoqatë kulturore italiane në vendin tonë. Në lidhje me dhuruesin e pronës Artur Shehu, ai njihet në media si person që është hetuar në Itali për lidhje me organizatën mafioze Sacra Corona Unita dhe aktivitetet e tij financiare në Shqipëri. Prej vitesh Shehu jeton në SHBA.

Ish-gjenerali u përgjigj për “RAI 3” se nuk ka qenë në dijeni të profilit dhe problemeve me ligjin që kishte Shehu. Lidhur me këtë kronikë, ish-punonjës i policisë, i cili qëndron në Zvicër me azil postoi në Facebook se ish-ushtaraku italian ka lidhje me narkotrafikantët.

POSTIMI I DRITAN ZAGANIT:
“Loja filloi…!
Kush është ky Gjeneral i “dashuruar” mbas narkotrafikanteve, çfarë detyrë kishte në vitit 2014 kur unë u arrestova, çfarë lidhje kishte ky me pislleqet që Anna Poggi katranosi lidhur me çështjen time, kush ishte shefi i madh dhe ke solli aty pasi iku Poggi, po ai pse iku me pare se te merrte detyrën etj, etj pikëpyetje që akoma s’kanë një përgjigje publike mbi të vërtetën time edhe me gjere, por me në fund po fillojnë të marrin kuptim me kaq pak program tv të TG3.
Por mbi të gjitha një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumente te provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!
Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!”.

https://www.facebook.com/1178784022/videos/10218929241240219/
Advertisement
Maqedoni40 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri1 hour ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK