Connect with us

Bota

DITA E DYTË: Çka dihet deri tani nga invazioni rus në Ukrainë, sqaruar me 10 fjali të shkurtra

Publikuar

Më poshtë keni të përmbledhur 10 pikat kryesore nga situata në Ukrainë, derisa vendi ka hyrë në ditën e dytë të përballjes me agresionin e Vladimir Putinit dhe ushtrisë së tij.

Pikat janë përkthyer shkurtimisht nga Periskopi, e janë marrë nga Guardian:

1.Janë dëgjuar të shtëna mëngjesin e sotëm në qendër të Kievit, ku është raportuar për luftime të ashpra në pjesën perëndimore të qytetit, derisa rusët po bëjnë përpjekje ta pushtojnë kryeqytetin ukrainas.

2.Ministria e mbrojtjes ukrainase u ka bërë thirrje popullit në kryeqytet që të rezistojnë gjatë mësymjes ruse, madje iu bëri thirrje që të marojnë vet koktej molotovi si kundërpërgjigje ndaj tankeve ruse.

3.Kievi është sulmuar me raketa mëngjesin e sotëm derisa Ukraina tha se ka rrëzuar një aeroplan luftarak rus.

4.Forcat ruse kanë marrë Sumy në veri lindje të Ukrainës. Aty janë parë makineritë ushtarake ruse, sipas banorëve.

5.Rusia i është kundërpërgjigjur me sanksione Britanisë së Madhe, duke ndaluar flturuimet prej shtetit britanik.

6.Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka paralajmëruar se të gjitha provat flasin për mësymjen ruse në kryeqytetin ukrainas, në Kiev.

7.Presidenti ukrainas, Volodymur Zelensky, i ka bërë thirrje NATO-së ta mbrojë Ukrainën dhe u lut për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

8.Trupat ruse kanë pushtuar Çernobilin.

9.Ukraina ka shpallur ‘mobilizim të plotë të popullit’ për luftë. Mbrëmë u lëshua urdhëri që burrat prej moshës 18 deri në 60 vjeç nuk mund ta lëshojnë vendin.

10. Pavarësisht raportimeve se Rusia kërkon kokën e Presidentit, ky i fundit po vazhdon të qëndrojë në vendin e tij, bashkë me familjen./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK