Connect with us

Shqipëri

Deputeti i Bashës i kërkon falje publike në Parlament Ministres së PS Belinda Ballukut për…………….

Publikuar

Pas një debati të fortë për çështjen e seksizmit, pasi etiketoi ministret si çupëlina, deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj kërkoi ndjesë.

Pasi bëri për minuta me radhë rezistencë, Xhaferraj duket se u dorëzua përballë ministreve.

Ministret i përmendën Xhaferrajt faktin që jepte lëndën e feminizmit në Fakultet, dhe pavarësisht se deklaroi se fjalët iu nxorën nga konteksti, ai sërish kërkoi falje.

Pjesë nga debati që u zhvillua në Kuvend:

Balluku: U bë hera e disatë që vazhdoni merreni me gratë çupëlina apo jo. Kumbaro më tha që keni një vajzë që e keni ekselente dhe është shumë e mirë dhe profesioniste. Si babi i një vajze si e gjeni guximin që çdo herë përdhosni gratë! Unë nuk e ndaj shumë këtë mendimin gratë dhe burrat se kemi ardhur me votë këtu. E vetmja gjë që gjeni është të thoni se ka shumë gra dhe çupëlina, kjo tregon që ne e bëjmë shumë mirë!

Ndjeheni mirë kur dëgjoni kolegët që flasin për gratë me këtë lloj gjuhe? A i thoni ndonjë fjalë kolegut të mos e përsërisë më! Kolegët tanë nuk ju marrin nëpër gojë! Është kthyer në qesharake, është mirë ti mblidhni këto burra dhe ti thoni që nëse munden të merren me ndonjë gjë tjetër!

Xhaferraj: Në kulturën time nuk e kam problem të kërkoj falje dhe ndjesë, por këtu po flas për autoritetin qeverisës! Gjysma e zonjës e kanë filluar për herë të parë me profesionin e ministrit, në këtë kontekst e kisha

Balla: Kuvendi i Shqipërisë përveç rregullores ka edhe një dokument tjetër që ti referohemi sa herë bëjmë gabime të tilla. Në kodin e sjelljes ka një parashikim që lidhet me çdo formë të ngacmimit me bazë seksuale! Mund të merrem edhe me ju burrat e prekur, por mendoj që Xhaferraj e nise ta belbëzosh ndjesën çoje deri në fund. Zonjat e parlamentit kanë një aleancë dhe e humb vlerën nëse nuk kalon përtej kufijve dhe gardheve politike. Do ftoja koleget e PD ta detyrojnë Xhaferrajn.

Xhaferaj: Nuk kam pse kërkoj ndjesë kur flas për autoritetin dhe profesionalizimin që ka figura e ministrat. Nuk mendoj se të ndihmoj në ngritjen që të ka bërë zoti Rama.

Balluku: Xhaferraj keni në grupin tuaj Andian, kam një pyetje, dinjiteti vjen me moshën apo është edhe ekziston. Të mos bëjmë lojëra fjalësh. Ju e kuptoni shumë mirë se për çfarë po flasim dhe se di si ndihet që kolegët përbuzin femrën dhe moshën! U bo bozë kjo historia e grave të qeverisë! Nuk po dimë më çfarë etiketimesh po marrim!

Xhaferraj: Feminizmin unë e jap dhe si lëndë në Universitet, fjalët e mia u nxorën nga konteksti, unë kërkoj ndjesë, qoftë edhe që këto 30 minuta u përdorën për të ngritur zërin nga zonjat.

Xhaferraj në fund të debatit kërkoi ndjesë, gjesti u shoqërua me duartrokitje nga deputetët e tjerë

Advertisement
Maqedoni3 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri33 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota1 hour ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota1 hour ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme3 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK