Connect with us

Lajme

Dënimi i Tahirit/ Rama: Unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejësi

Publikuar

më

Kryeministri Edi Rama foli për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë një konference për mediat mbajtur këtë të Shtunë.

Rama u pyet nëse për të ishte surprizues vendimi i Apelit të Posaçëm që ditën e djeshme dënoi me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre Tahirin, që dikur Rama e cilësonte “ministri kampion”. Një koment ju kërkua edhe për paralajmërimin e avokatit të Tahirit Maks Haxhia, i cili pas vendimit të gjykatës, tha për mediat se “nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Tahirin, unë mund të them që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohe dimri”.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh shkurtimisht:

“Unë s’komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. Unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha mbrapsht, 100 herë do të bëja të njëjtën gjë”.

Gjatë konferencës me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Rama njoftoi se Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se Shqipëria mbështet Ukrainën në konfliktin me Rusinë.

Rama zhvlerësoi letrën e mbërritur në adresë të qeverisë shqiptare nga ajo ruse, ku shprehej e shqetësuar për rritjen e tensioneve politiko-ushtarake në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. “Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje shumë të qartë në këtë pikë. E gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e Partisë Demokratike. Nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është një zhurmë brenda tij katundi, mes të marrëve që kanë marrë peng qytetarët e mirë dhe të arsyeshëm demokratë”, tha Rama.

Letra në fjalë, i është dërguar disa qeverive europiane dhe asaj amerikane e kanadeze. Ajo u quajt nga Sali Berisha si një kërcënim i Rusisë për Shqipërinë, që sipas tij, vjen për shkak se Rama ka kapitulluar përballë Vuçiç dhe Putin.

Në konferencën për mediat, Rama u pyet edhe për përballjen që do të ketë Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 marsit, ku këtë herë do të ketë kundërshtar PD-në e Bashës, si dhe koalicionin Shtëpia e Lirisë, ku bën pjesë Rithemelimi e LSI. Rama paralajmëroi për zhvillime interesante nga ky koalicion, por pa dhënë detaje.

“Unë nuk shoh filxhan, por nuk ka nevojë për të parë filxhan për ta parë përpara se të ndodhte këtë. Madje, nuk keni parë gjë akoma në këtë aspekt. Mos u çudisni dhe qëndroni të përgatitur se do të shikoni gjëra shumë më interesante se kaq në frontin e ‘Shtëpisë së Lirisë’”, tha Rama.

Maqedoni42 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri1 hour ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë8 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni9 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK