Connect with us

Lajme

Deklarata e Kim për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”/ Bushati: Po nëse sponsori juaj është hajduti i inceneratorëve

Publikuar

Gazetari Andi Bushati ka reaguar pas deklaratës që ambasadorja amerikane në vendin tonë bëri për kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në një postim në Twitter.

Yuri Kim shkroi:  Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do të jenë pronarët juaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?

Në reagimin e tij, gazetari Bushat, përmes një postimi në FB, shkruan: Po nëse sponsori juaj është hajduti i inceneratorëve, shefi i ministrit të suksesshëm Tahiri, personazhi i përgjimeve të BILD? Apo për këto ambasadorja nuk ka as sy, as memorie?

Një tjetër reagim për deklaratat e ambasadores ishte dhe ai i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili kërkoi që ajo të shpallet “non grata” nga autoritete shqiptare për ndërhyrje në fushatë elektorale dhe minim të demokracisë në vend.

NA NDIQ NË FACEBOOK