Shqipëri
Dalin shifrat/ Ja sa ushtarë rusë janë vrarë ditën e djeshme në Ukrainë

Përplasjet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar duke marrë ndër të tjera edhe jetë njerëzish.
Në një intervistë për Radio 4, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar thotë se vlerësimi i verifikuar i shërbimeve të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është se Rusia ka dështuar në ditën e parë për të marrë ndonjë nga objektivat e saj.
“Dështoi sepse ukrainasit luftuan. Dështoi për shkak të egos së Putinit që mendonte se do ta konsideronin si të ishte një çlirimtar. Dështoi për shkak të ndihmës me armë vdekjeprurëse që lejoi ukrainasit të sulmonin tanket dhe avionët rusë”, tha ai.Ben Wallace shtoi se rusët kanë humbur rreth 450 personel, ndërsa kanë dështuar të marrin aeroportin në veri të Kievit”, shkruan BBC.
















