Connect with us

Lajme

Covid-19 në Shqipëri, 5 humbje jete. Ja sa raste të reja janë zbuluar, harta

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 5 qytetarë, ndërkohë që nga 2016 testime janë evidentuar 260 raste të reja.

Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 93 në Tiranë, 13 në Berat, 12 në Durrës, 11 në Sarandë, 10 në Shkodër, Vlorë, Lushnje, 7 në Kamëz, Korçë, 6 në Prrenjas, 4 në Kurbin, Krujë, Kavajë, Fier, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, 3 në Kukës, Lezhë, Mirditë, Shijak, Divjakë, Përmet, Gramsh, 2 në Tropojë, Rroskovec, Patos, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Dimal, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, Dibër, Libohovë, Maliq, Kuçovë, Poliçan.

Në total në të gjithë vendin janë 4928 pacientë aktivë, ku 1638 janë në Tiranë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç.

Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,798 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          260
Të shëruar në 24 orë       733
Të shtruar në spitale       88
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 2016

Testime totale                1,726,882
Raste pozitive                 270,164
Raste të shëruara           261,798
Raste Aktive                    4,928
Humbje jete                     3,438

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1,638
Fier                   769
Vlorë                468
Elbasan           479
Berat                375
Lezhë               321
Durrës              187
Shkodër           184
Gjirokastër      173
Kukës               160
Korçë               152
Dibër                 21

NA NDIQ NË FACEBOOK