Lajme
Brenda takimit në Bjellorusi: Fotot më interesante

Bisedimet në Bjellorusi midis negociatorëve të Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur, por pritshmëritë nuk janë të larta.
Ukraina do armëpushim; Rusia për marrëveshje me interes të përbashkët.
(Ministri i mbrojtjes ukrainase, i famshmi Oleksii Reznikov)
(Zevendesministri i mbrojtjes ruse, Alexander Fomin, djathtas dhe ambasadori i Rusise ne Bjellorusi Boris Gryzlov)
(Dy delegacionet)
Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian do të takohen për të diskutuar luftën në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje trupave pushtuese ruse që t’i dorëzojnë armët. Ai po ashtu ka kërkuar anëtarësimin e menjëhershëm të Ukrainës në BE.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qytetet ukrainase, Kiev dhe Kharkiv, ndërsa një ndërtesë banimi në qytetin Çernihiv është goditur me raketë.
Rusia ka dyfishuar normën e saj të interesit në 20%, pasi monedha e saj është zhvlerësuar në nivele rekorde, si pasojë e sanksioneve të shqiptuara nga Perëndimi.























