Connect with us

Shqipëri

BOMBË: Arben Ahmetaj drejt arrestimit/ Del dokumenti ku ka firmosur për dhënien e lejes për Inciernatorët

Publikuar

Në debatet e fundit për çështjen e inceneratorëve është vënë re fakti, se denoncueset si Monika Kryemadhi apo dhe Jorida Tabaku e shmangin rolin e Arben Ahmetaj në dhënien e koncesionit.

Prej muajit mars të vitit të kaluar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në të gjitha daljet publike ka deklaruar se numri dy i Qeverisë, nuk ka firmosur në asnjë dokument, madje për këtë e quante gjatë një interviste televizive edhe ‘frikacak’.

“Nuk është se kam ndryshuar shumë, por të paktën ka qenë i rregullt me letra, frikacak”, tha ajo kur u pyet nëse kishte ndryshuar mendim për Arben Ahmetajn.


Por si qëndron e vërteta?

Voxnews.al ka siguruar ekskluzivisht një dokument ku Arben Ahmetaj është shprehur parimisht dakord për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, përmes një shkrese që i ka dërguar Ministrisë së Mjedisit më 14 nëntor 2014.

Shkresa që Arben Ahmetaj i ka dërguar Lefter Kokës është bërë në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, post që e mbante në atë kohë në kabinetin “Rama 1”, kur ministër i Financave ishte Shkëlqim Cani.

“Në lidhje me shkresën tuaj…për dhënien me koncesion/ppp të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë elektrike me procedurën përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, që i jepet shoqërisë “Alb-Tek” Shpk, shprehemi parimisht dakord”, shkruan Ahmetaj në përgjigjen që i kthen Lefter Kokës.

Zbulohet dokumenti / Arben Ahmetaj firmosi PRO për inceneratorin e

Koka i ishte drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me kërkesë për dhënie mendimi, ashtu siç u ishte adresuar edhe dikastereve të tjera të Qeverisë.

Ky dokument i siguruar nga Voxnews.al hedh poshtë deklaratat e bëra këto ditë nga opozita, si nga PD, ashtu edhe nga LSI ku thuhet se Arben Ahmetaj nuk ka firmosur asnjë dokument për inceneratorët, dhe ngre dyshime të forta për rolin e tij në këto denoncime që bëhen nga opozita.

Nga Partia Demokratike, Arben Ahmetaj ishte një ndër emrat e parë të akuzuar për këtë koncesion, por emri i tij duket se doli në plan të dytë gjatë punimeve të komisionit hetimor parlamentar, i drejtuar nga deputetja dhe nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK