Connect with us

Religjion

Biseda e misionarit hebrenj dhe bariut musliman

Publikuar

Transmetohet se një misionar hebre kishte kaluar pranë një fshati musliman dhe deshi të ndalet në atë fshat me qëllim që të bisedojë me një prej dijetarëve muslimanë që jetonin në atë vend, në mënyrë që të përpiqet të hedh dyshime rreth Islamit dhe Kuranit. Mirëpo, para se të hynte në fshat, u takua me një bari musliman, dhe tha me vete:

Ndoshta është më mirë që të filloj nga ky bariu analfabet dhe të përpiqem t’i hedh dyshime rreth Islamit dhe mësimeve të tij.

I dha selam bariut dhe iu prezantua si musliman. Pasi biseduan një kohë për përditshmërinë, hebreu i tha bariut:

O vëlla, a ke vënë re se ne muslimanët kemi vështirësi të mëdha gjatë mësimit të Kuranit përmendësh, sepse Kurani ka tridhjetë xhuza (një xhuz përmban 20 faqe), e përveç kësaj, në të ka një numër të ajeteve të ngjashme që janë të përsëritura. Pse ne të mos i fshijmë ato ajete që janë të përsëritura, sepse prej tyre nuk ka asnjë dobi tjetër përveç mësimit verbal dhe përsëritjes së tyre!

Pastaj, duke buzëqeshur, në fund shtoi:

Duke i fshirë ajetet e njëjta ose të ngjashme të cilat përsëriten, ne do ta zvogëlojmë numrin e pjesëve (xhuzave) të Kuranit dhe do t’ia lehtësojmë vetes mësimin e Kuranit përmendësh dhe përsëritjen e tij.

Gjatë gjithë kësaj kohe bariu musliman e dëgjoi me kujdes hebreun, dhe kur ai e përfundoi, bariu i tha: Fjalimi yt ishte shumë i bukur dhe bindës!

Hebreu u gëzua nga përgjigja e tillë, sepse mendoi se bariu ra në kurthin e tij.

Por, pastaj bariu e vazhdoi përgjigjen e tij, duke thënë:

Megjithatë, unë e kam një pyetje për ty. Ti a nuk ke në trupin tënd pjesë që janë të njëjta, që janë të dyfishta dhe nga të cilat nuk ke ndonjë dobi të veçantë, si p.sh. dy duar, dy këmbë, dy veshë, dy sy. Pse ti nuk i pret këto pjesët e dyfishta, dhe kështu do ta heqësh qafe peshën e tepërt, me të përfiton trupi yt, dhe atëherë ushqimi që e fut në organizëm nuk ka nevojë të shkojë te pjesët që janë të tepërta. Dhe përveç kësaj, t’i do të lirohesh dhe do të pushosh nga bartja e peshës së dyfishtë në trupin tënd, sepse edhe ashtu nuk ke dobi nga gjërat dhe pjesët që janë të përsëritura!

Kur e dëgjoi këtë përgjigje të bariut, hebreu menjëherë u ngrit, i paketoi valixhet dhe krejtësisht i zhgënjyer dhe i zemëruar hoqi dorë nga udhëtimi i mëtejshëm.

Përkthim: Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK