Connect with us

Lajme

Berisha: Rama kërkon të marrë postin e Presidentit për Lul Bravën

Publikuar

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha për Klan News se përpjekja për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është përpjekja më antidemokratike dhe më e rrezikshme për këtë vend.

Sipas tij, qëllimi final ishte që Lulzim Basha të bëhej president.

“Rama rrëmbeu zgjedhjet, tani do rrëmbejë postin e presidentit për Lul Bravën.

Është pyetur edhe Sali Berisha për këtë, si e vlerëson. Kam qenë kategorik. Më kanë pyetur njerëz të rëndësishëm. Zëra ndërkombëtarë.

Jam përpjekur të shpjegoj se çfarë pasojash do kishte kjo. E tëra kjo bëhej për të vendosur në krye, simbolin e të gjitha ligësive në politike.

E gjitha kjo bëhej, që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Sigurisht që zëri im ishte i fuqishëm kundër tij.

Lul Brava hapi fjalë, që është krejtësisht e paimagjinueshme, se Rama do bëhet president dhe unë kryeministër. Këto ishin fantazira.

Qëllimi i vërtetë ka qenë emërimi i Lul Bravës. Edhe Ramës i konvenonte kjo gjë,” tha Berisha.

“Kjo tragjikomedi që po luhet është gjëja më e turpshme. Gjykata nuk mund të pranonte kurrsesi të shqyrtonte një çështje që ka të bëjë me agjitacion dhe propagandë. Kjo gjykatë merret me deklarata,” theksoi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK