Connect with us

Lajme

Berisha: Rama i bëri magji Lul Bravës në 2017-n, të dy do përfundojnë në koshin e historisë

Publikuar

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Lushnja se më 6 mars, ditën kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, do të ndodhë ndryshimi.

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Berisha dha një mesazh të fortë për kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën, duke thënë se të dy do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.

Berisha përmendi dhe takimin e zhvilluar në 2017 mes Ramës dhe Bashës.

 “Këto 8 vite u instalua një regjim që nuk përfilli asnjë nga interesat tuaja fisnike. U instalua një regjim arrogant, pa lidhje me qytetarin. Taksat tuaja nuk u përdorën për rritjen e rrogave tuaja. Në 8 vite u rrokullisëm në vendin me rroga më të ulëta se Kosova. Ky është një dëshpërim dhe sjell largim të njerëzve. Ndryshimi është premtimi ynë. Ju garantoj që biri juaj që doli me primare, nuk është propozuar nga askush nga sipër, por demokratë të Lushnjes. Nëse duan ndryshimin. Ky është një moment kritik për vendin. Edi Rama erdhi në pushtet përdori çdo gjë kundër votës tuaj. Lulzim Brava në mënyrë më të pabesë tradhtoi votën, në vend që të na thërriste të gjithëve të dilnin në shesh dhe përmbysnim rezultatin. Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i dha logon e PD dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj në dispozicion të Ramës. Ndaj çdo votë për kandidatin e Bashës shkon për Edi Ramën. Ata që preferuan emëruan e Lul Bravës le të dëgjojnë dërdëllitjet e Taulantit Ballës që vjen bën fushatë për ta. Në vitin 2017 Rama përdori mashtrimin me 62 premtime mashtrime, përdori banda dhe shumë mënyrë por përdori edhe naivitetin e tmerrshëm të ish-kryetarit tonë të cilit sikur i bëri magji në një takim  të papritur 5-6 orësh dhe nuk morëm vesh çfarë ndodhi. Nga ajo kohë në zgjedhjet e vitit 2021 ai vendosi sistemin e patronazhistëve sistem i përdorur në partinë e punës. Basha tradhtoi votën tuaj në mënyrën më të pabesë. Tani dua ti pyes pak qytetarët e Lushnjes a mundet ky njeri që të luftojë Ramën. Rama i dha vulën, logon e PD me policë dhe rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj në dispozicion të Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij i cili unë nuk e njoh as nuk merrem me të fare”, u shpreh Berisha.

Shqipëri8 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme1 hour ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri3 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme3 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme4 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë4 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme4 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë5 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni5 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota5 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme7 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

NA NDIQ NË FACEBOOK