Shqipëri
Berisha nxjerr videon e plotë dhe sulmon pronarin e televizionit të njohur: Të specializuar për manipulim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit në disa media, se gjatë vizitës në Durrës vlerësoi punën e ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dako.
Në këto media ishte publikuar një video ku Berisha shfaqej duke thënë: “…Durrësi është tani më i mirë se çfarë ishte 22 vite më parë”.
Në fakt përmes videos së plotë, Berisha thotë: “Nuk ka njeri që mund të thotë sot se Durrësi është tani më i mirë se çfarë ishte 22 vite më parë”.
Postimi i Berishës:
Të specializuar për manipulim provash dhe gënjeshtrash, ja si mashtron opinionin për llogari të njeriut që gënjen dhe kur fle, Irfan Hysenbelliu, kapterri i Taulant Ballës që financion mediat me paratë e inceneratorëve!
Bashkangjitur keni videon origjinale me versionin e manipuluar nga mediaballa e Irfanit!https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F668685261037846%2F&show_text=false&width=560&t=0
















