Connect with us

Bota

Berisha: Me agresionin kundër Ukrainës, Rusia nisi luftën e tretë botërore

Publikuar

më

Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje deklarate per mediat para parlamentit kete te enjte ka komentuar sulmin Rus ndaj Ukraines.

Berisha eshte shprehur se Rusia nisi sot luften e trete boterore.

“Putin dhe Rusia nisën De Facto luftën e tretë botërore. Paqja mori fund me këtë agresion. Rusia filloi De Facto edhe luftën e parë Botërore, se ajo nisi mobilizimin e përgjithshëm për të sulmuar Gjermaninë”, tha Berisha.

Më tej Berisha u shpreh:

“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, do të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë. Shprehim solidaritetin tonë më të madh me kombin ukrainas dhe të dënojmë me forcën më të madhe agresionin barbar rus, ndaj këtij komi të urdhëruar nga diktatori gjakësor Vladimir Putin”.

NA NDIQ NË FACEBOOK