Religjion
Behluli në pallatin e Harun Rashidit

(Tregim motivues)
Behluli, budallai i mençur (i urtë), mençurinë e tij e kishte fshehur prapa perdes së çmendurisë. Lirisht hynte dhe dilte nga pallati i halifit Harun Rashidit, për arsye se sulltani i vlerësonte udhëzimet dhe fjalët e tij të urta.
Behluli një ditë pa se froni i sulltanit ishte bosh, dhe shumë shpejt u ul mbi të.
Të ulurit mbi fronin e sulltanit ishte vepra për të cilën shumë lehtë ka mundur të shkojë koka. Rojet e kapën menjëherë Behlulin, e zbritën nga froni dhe e rrahën mirë. Britma e tij e zgjoi sulltan Harunin, dhe ai u paraqit aty.
Behluli blegëronte si cjap, ndërsa Haruni i habitur kërkoi nga rojet që t’i shpjegojnë se çfarë kishte ndodhur. Kur mori vesh se çfarë kishte ndodhur, ai filloi ta qetësoi Behlulin dhe t’i qortojë rojet:
“Turp ju qoftë, a nuk po shihni se ky është Behluli i çmendur? A do të guxonte një njeri i matur të ulet mbi fronin e Sulltanit”?
Pastaj i tha Behlulit:
“Mos qaj, çdo gjë tani është në rregull, fshij lotët e tu, i miri im!”
“O halif, unë nuk po qaj për shuplakat dhe dhimbjen që përjetova, por unë po qaj për ty!”, u përgjigj Behluli.
“Po qanë për mua!”, klithi Haruni, “Pse do të qash për mua?”
“O halif”, thotë Behluli, “Unë u ula mbi fronin tënd vetëm disa momente, dhe për këtë shkak unë mora një rrahje të tmerrshme, kurse ti, i miri im, rri ulur në të tashmë 20 vjet. Çfarë rrahje do të presin kur të zbresësh prej tij? Ja pra, për këto mendime unë po qaj.”
Harun Rashidi me këtë plotësisht ishte rrahur. Tani lotët po i rridhnin teposhtë fytyrës.
“E çfarë të bëj, o Behlul?”– thirri me dëshpërim.
Behluli, një budalla i mençur, filloi të ik nga pallati duke bërtitur me zë të lartë: “Bëhu i drejtë, bëhu i drejtë, o mjerani im!!”
Përkthim: Miftar Ajdini






















