Connect with us

Lajme

Bastisje në Shkup!

Publikuar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje është realizuar bastisje në Shkup.

Si rezultat është arrestuar A.A.(27) nga Shkupi, transmeton TV21.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe marrë marihuanë dhe peshore digjitale. Ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK