Connect with us

Lajme

Basha bashkon votat me Ramën për ti zgjatur mandatin KPK-së, Berisha: Ja si i akuzonte ambasadorët dhe vettingun

Publikuar

Lulzim Basha ka vendosur të që bashkojë votat me mazhorancën për të miratuar në seancën e sotme plenare ndryshimet kushtetuese që parashikojnë zgjatjen e mandatit të KPK-së dhe Komisionerit Publik.

Mediat raportuan se vendimin, Basha ia u njoftoi këtë mëngjes në një mbledhje deputetëve që e mbështesin. Vendimi erdhi pas negociatave me diplomatë të vendeve të BE dhe SHBA, të cilët i kanë kërkuar Bashës votën pro ndryshimeve kushtetuese.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin kanë deklaruat votën kundër nismës së mazhorancës.

Berisha po ashtu poston në rrjetet sociale, një video të një fjalimi të Bashës, ku ku i fundit e quante vetingun projekt mafioz dhe akuzonte ambasadorë se po mbështesin Ramën.

“Edi Rama komploti është zbuluar. Projekti i vetingut është një projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Tiranës, kanë marrë peng ekspertët e BE… Bashkëkomplotistët e tu janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi i institucioneve ndërkombëtare”, shprehet Basha në video.

Megjithatë, sot Basha ka vendosur që të votojë nismën e mazhorancës.

“Kampioni i fjales se ‘mbajtur’”, shkruan Berisha në komentin që shoqëron videon.

NA NDIQ NË FACEBOOK