Shqipëri
Avokati i Sajmir Tahirit takim urgjent me Ministërin e Drejtësisë Ulsi Manja për……

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar përfundimisht ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg.
Pasi gjykata e shpalli fajtor, Tahiri nxitoi që në sallën e gjyqit të zhvillonte një telefonatë. Ish-ministri nuk pranoi që të bënte asnjë koment për gazetarët, teksa është shoqëruar në burgun 313.
Në një kohë kur këto ditë, mezi pritej që drejtësia të vendoste sot për fatin e ish-zyrtarit të lartë, një fotografi mbërriti në redaksinë e Maska.al.
Siç mund ta shihni, në një prej kafeneve të kryeqytetit, pak ditë më parë, saktësisht më 23 janar, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e Maksim Haxhia, avokat i Saimir Tahirit dhe Arbër Çekajt u ulën dhe diskutuan bashkë.
Fotoja e dërguar për Maska.al shkakton jo pak hipoteza intriguese. Për çfarë bisedoi dyshja Manja-Haxhia, në prag të një çështjeje të bujshme, si kjo e Saimir Tahirit?
Një ministër drejtësie që ulet në kafene, si për rastësi të fatit me avokatin e një ish-ministri që asokohe priste vendimin. Për çfarë u fol?
Një tjetër çështje që ngacmon ekzistenca e kësaj fotografie, ardhur në redaksinë e Maska.al është ajo e Arbër Çekajt, klient gjithashtu i Haxhiajt.
Më 18 janar, Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi i izolimit 41-Biss. Sipas GJKKO-së, Çekaj paraqet rrezikshmëri dhe do duhet të vazhdojë të qëndrojë në izolim. (Kujtojmë se ai është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës, pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018, që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.)
A ishte lehtësimi i dënimit të Çekajt një prej temave të tyre? Një fotografi që duhet thënë tepër kompromentuese, që sigurisht nuk vërteton asnjë hipotezë apo hije dyshimi, ndonëse sigurisht nxit skenare të mundshme në kokë.
















