Connect with us

Shqipëri

Ardian Mukën e Berishës apo Luan Hotin e Bashës ? Ja kë do të mbështesë Duka për kryebashkiak të Durrësit

Publikuar

më

Kryetari i PAA-së Agron Duka vlerësoi figuren e Ardian Mukës, kandidatit të nxjerrë nga primaret në qytetin e Durrësit për zgjedhjet e 6 marsit.

I ftuar në emisionin Quo Vadis, Duka theksoi se Ardian Muka është figurë pozitive me kontribut në PD dhe se do e vlerësojmë mbështetjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit.

“Ardian Muka, figurë pozitive me kontribut në PD. Do e vlerësojmë mbështetjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit. Megjithatë po presim edhe kandidaturën që do dalë nga z.Basha. Nëse del Luan Hoti siç përflitet, do jenë dy kandidatura të forta, të cilët nëse përplasen do i japin mundësi kandidates socialiste. Ne do të japim mbështetjen tonë për atë kandidaturë të opozitës që do e shohim më të përshtatshme”, tha ai.

Duka shtoi se nëse opozita bie viktimë e konflikteve të brendshme, atëherë nuk do të jetë gati as për zgjedhjet e ardhshme.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK