Connect with us

Sport

“Arben Bajrami”: Loja në Kavadar e qëllimshme nga FFM, po u ndihmohet ekipit kundërshtarë (FOTO)

Publikuar

Komisioni i futsalit të Maqedonisë ka bërë me dije se loja mes ekpës së “Arben Bajramit” nga Shkupi dhe “KMF Proekt” nga Valandova, e cila zhvillohet për ligën e parë parashihet të luhet me datë 12.02.2022 me fillim në ora 19:00 në sallën Jasmin në Kavadar. Komisioni parasheh që të gjithë ata që duan ta ndjekin ndeshjen nga afër të ju përmbahen protokoleve për KOVID-19, shkruan ZëriShkupit.

Ekipa e “Arben Bajramit” e kundërshtojnë në mënyrë kategorike këtë vendim të federatës, pasi sipas tyre kjo po bëhet me qëllim që të j’u ndihmohet ekipit kundërshtar siç është KFM Proekt.Ata shtojnë se nuk ka asnjë arsye për të mos u zhvilluar loja në sallën “Enver Idrizi” në Serovë, pasi kjo sallë i ka të gjitha kushtet dhe se  asnjëherë nuk ka qenë e dënuar por as ekipa e Arben Bajramit nuk ka qenë e suspenduar nga FFM, duke shtuar se para një jave po kjo ekip ka zhvilluar lojën me FC Shkupin dhe nuk ka pas as edhe një rekomandim nga FFM që t’u përmbahen protokolleve nga KOVID-19. /ZëriShkupit

NA NDIQ NË FACEBOOK