Connect with us

Religjion

Allahu është mbështetës për gjithsecilin

Publikuar

më

Emri i Allahut Es-Samed “mbështetës për gjithsecilin” përmendet vetëm njëherë në Kuran dhe atë në suren Ihlas dhe na jep një përshkrim të plotë të Zotit tonë. Na zbulon se Allahu është plotësisht i pavarur nga çdo gjë, por në të njëjtën kohë i lidhur me të gjitha krijesat si dhe të gjitha krijesat janë të varura prej Tij.

Ai është fillimi dhe mbarimi i çdo gjëje dhe gjithçka Atij i kthehet. Madhështia e Tij është aq e madhe sa nuk mund të tregohet, fuqia e Tij është aq e madhe sa nuk mund të përshkruhet, ndërsa mirësitë e Tij janë aq të shumta sa nuk mund të t’ju vendoset kufij.

Është fakt se Zoti i jep jetë gjithë qenieve të gjalla dhe i di të gjitha nevojat e tyre. Gjithashtu, Ai mban gjithçka në jetë, sepse pa mbështetjen e tij asgjë nuk do të mbijetonte. Nuk mund të gjendet as edhe një atom i vogël që mund të mbijetojë vetvetiu, nëse nuk e përmban  Ai. Ai nuk varet nga asgjë dhe askush, ndërsa i fton njerëzit ti kthehen Atij. Çka mund të jetë qëllimi i kësaj ftese, përveç se t’u dhurojë dhe tu jap? Zoti është mbështetës  për gjithsecilin dhe na fton që mbështetjen ta kërkojmë vetëm  tek Ai.

Ai i fton njerëzit që ti kthehen Atij  për ndihmë dhe gjitha nevojat ti kërkojnë nga Ai, sepse tek Zoti janë thesaret e pashtershme, ndërsa Ai askujt nuk i jep llogari për furnizimin që ia jep kujtdo.

Allahu i Madhërishëm i përmendi njerëzit tek melekët para se ti krijojë dhe para se njerëzit  ta përmendin Atë. I dha çdo njeriu aq begati edhe para se ai ta njohë dhe ta lus. Është i mëshirshëm ndaj çdo njeriu edhe para se njeriu të kërkojë mëshirë dhe ta lus. Pra, si ka mundësi që të kërkojmë mbështetje diku tjetër jashtë se tek Zoti.

Zoti Fisnik dëgjon çdo  psherëtimë, çdo lutje, di çdo mendim dhe sheh çdo vepër. I përgjigjet atij që e lut sepse Zoti ynë është afër. Njerëzit kanë nevojë për ndihmës dhe mbrojtës, ndërsa ndihmës dhe mbrojtës më të mirë se Allahu i Mëshirshëm nuk ka. As mbështetës më të mirë se Allahu nuk ka, sepse Ai është mbështetja e përjetshme. Atij gjithçka i kthehet dhe vetëm tek Ai mund të gjendet shpëtimi ynë i përjetshëm.

Përktheu: Arsim Dauti

Islampress

Lajme10 minutes ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri13 minutes ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme1 hour ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme1 hour ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme2 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë2 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme2 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni3 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni3 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë3 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

Kosovë3 hours ago

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët e kthyer: Sa prej tyre u punësuan në spitalet publike?

Sport3 hours ago

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

NA NDIQ NË FACEBOOK