Connect with us

Lajme

Afera e inceneratorëve/ Nga Edi Rama te Lefter Koka, ja kur thirren dëshmitarët

Publikuar

më

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Hetimor për Inceneratorët, që miratoi planin e hetimit, për të thërritur disa dëshmitarë.

Nga dëshmitarët që do të thërriteshin, kanë qenë ish-ministri Lefter Koka, por që aktualisht ndodhet në qeli. Po ashtu, pjesë e dëshmitarëve do të jetë kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Erion Veliaj, disa gazetarë dhe administratorët e inceneratorëve në tre qytetet ku janë vendosur, Elbasan, Fier, Tiranë.

“Të gjithë anëtarët kanë marrë planin e hetimit. Ajo fillon që ditën e nesërme dhe përfundon më datë 25 shkurt. Nesër do të bëhet një seancë për të bërë një prezantim të dosjes së Fierit dhe nesër pas seancës, anëtarët e Komisionit kush do ka mundësi të bëj vizitë në inceneratorëin e Fierit. Të mërkurën do të bëhet një vizitë në Iceneratorin e Elbasanit, ndërsa të premten në inceneratorin e Tiranës. Javën e ardhshme do të thërrasim 3 grupe dëshmitarësh. Dëshmitarët që do të thërriten janë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Vëliaj, Engjëll Agaçi. Javën pasardhëse do të thërriten Emiriana Sako, Mirel Mërtiri, Ariola Kodra, Faraudin Arapi, Lorana Dusha, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Qazim Sejdini, Bukurosh Stafa, Aleksandra Bogdani, Artan Rama, Agron Lamko, Luigj Aleksi, Reida Kashta, Rovena Beqiraj, Armando Subashi. Pjesë e listës së dëshmitarëve është Lefeter Koka. Besoj që nuk do të jetë e mundur për ta thërritur atë, ne do bëjmë shkresën. Ndërkohë janë 3 persona të shpallur në kërkim. Kështu, do të vijojmë me sugjerimin e zonjës Zhupa, për të thërritur administratorët. Me planin e hetimit të propozuar dhe rënë dakord, mund ta hedhim në votim. Pro planit të hetimit, kundër, abstenim, miratohet. Unë them me kënaqësi që pas 3 muajve do të thërrasim dëshmitarët për këtë hetim”, tha Tabaku.

Nga ana tjetër, deputetja socialiste Ermonela Felaj tha se mirëpret vizitën e anëtarëve të komisionit në inceneratorët. Ajo tha se do të shihet nga afër puna e bërë nga këto impjante dhe çfarë të mire i kanë dhuruar ato mjedisit.

“Qëllimi nuk është thjesht personal, çështje gustoje. Objektet në fjalë janë të lidhura me objektet e këtij hetimi. Ne duam që nëpërmjet vajtjes tonë në këto impiante edhe publiku të shohë se çfarë ka ndodhur me këto projekte të mëdha. Sepse problemet mjedisore në Shqipëri nuk kanë qenë të vogla. Deri në vitin 2014 nuk është se ka pasur projekte të këtij niveli që nuk janë aplikuar, por sot i gjejmë të përhapura kudo. Shpesh keqpërdoret fjala incenerim, me djegie. Shqipëria gjeneron 1.3 milion tonë mbetje në vit. Sidoqoftë në ditët në vijim, edhe nëpërmjet dokumentit që ne do të depozitojmë, do të kemi rast që secili të maj qëndrimet në bazë të dokomuntikacionit dhe dëshmive”, tha Felaj.

Maqedoni31 minutes ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Lajme52 minutes ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni53 minutes ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri1 hour ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme2 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme2 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë2 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri4 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme4 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Kosovë5 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni5 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Maqedoni5 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

NA NDIQ NË FACEBOOK