Connect with us

Lajme

A do të votoni pro afatit të zgjatjes së organeve të Vetting-ut? Ja çfarë thotë Berisha

Publikuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se do të votojë kundër ndryshimit kushtetues për zgjatjen e organeve të vetting.

Berisha tha se sot në Kuvend bashkojnë votat pengmarrësi Edi Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha.

“E kam thënë edhe më parë, kjo reformë në drejtësi, e kapur totalisht nga Edi Rama, është reforma e George Soros, e cila u përdor për të goditur prokurorë e gjyqtarë edhe mbi baza fetare e krahinore”, tha Berisha.

Ai tha se kjo është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. “Jo, unë i kam shprehur të gjitha qëndrimet e mia ndaj këtij procesi, është plot shkelje ligjore dhe përdoret nga Rama dhe Soros për spastrime në organet e drejtësisë.

Është në process i flakur që shoqëria shqiptare nuk I beson më. Dhe unë kurrë nuk do të marr vendime kundër vullnetit të shqiptarëve”, tha Berisha.

Lexo edhe:

“5 Maji”, Berisha: Salillari dhe pallat Kapllani nuk po u japin banorëve as 9 % të sipërfaqes

NA NDIQ NË FACEBOOK