Shëndetësi
5 të vdekur dhe 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur dhe dy mijë e 110 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovës, njofton Ministria e Shëndetësisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, mbi 9 mijë persona janë testuar, 30 mijë e 871 raste janë aktive dhe 3 mijë e 772 njerëz u shëruan.






















